Harduer

Apple ka nisur punën në një sensor lazer 3D për iPhone e 2019-ës

Nov 14 2017
0 Shpërndarje
Por sistemi i Apple është krijuar për të prodhuar rezultate tejet të sakta. Sipas Bloomberg Apple ka filluar bisedimet me furnizuesit potencial por kompania ende nuk është e sigurtë nëse do të arrijë ta finalizojë në 2019-ën. Apple ka nisur punën në një sensor lazer 3D për iPhone e 2019-ës

iPhone X sapo ka debutuar dhe të gjithë mezi presin ta kenë në duar megjithatë kanë filluar spekulimet për iPhone e 2019-ës.

Sipas Bloomberg, Apple është duke zhvilluar një sensor të ri 3D në pjesën e pasme të telefonit i cili do të përdoret për të përmirësuar aplikacionet dhe shërbimet e realitetit virtual të kompanisë.

Sistemi do të funksionojë përmes lazerave të cilët matin kohën që i duhet reflektimit për tu kthyer dhe krijuar një hartë thellësie.

Megjithatë edhe kamerat aktuale të dyfishta mund të masin thellësinë e imazheve siç ka bërë iPhone 8 Plus apo Google Pixel 2.

Por sistemi i Apple është krijuar për të prodhuar rezultate tejet të sakta. Sipas Bloomberg Apple ka filluar bisedimet me furnizuesit potencial por kompania ende nuk është e sigurtë nëse do të arrijë ta finalizojë në 2019-ën.

Ajo që është e sigurtë është qëndrimi i sensorët të face ID. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>