Lajmet

Apple ka një plan për të ndrequr shërbimin e hartave Apple Maps

Jul 2 2018
0 Shpërndarje
Shërbimi i ri i përmirësuar do të aktivizohet gradualisht për përdoruesit që nga java e ardhshme. Apple ka një plan për të ndrequr shërbimin e hartave Apple Maps

Nëse keni përdorur ndonjëherë Apple Maps, me siguri e keni kuptuar se qëndron shumë larg rivalëve.

Gjigandi i iPhone e ka kuptuar tashmë dhe ka vendosur të rindërtojë nga e para duke përdorur të dhënat e grumbulluara nga disa minivanë të dizajnuar specifikisht.

Gjithashtu kompania do të shfrytëzojë të dhënat e marra nga iPhone në përdorim për të grumbulluar informacion të trafikut.

Një lëvizje e tillë është e domosdoshme për Apple që kërkon të dijë më shumë rreth nesh.

Në një intervistë për TechCrunch, zëvendës presidenti i Apple Eddy Cue tha se kompania do të ndërtojë hartat nga e para.

Shërbimi i ri i përmirësuar do të aktivizohet gradualisht për përdoruesit që nga java e ardhshme.

Për të përmirësuar saktësinë e informacionit, kompania do të sjellë imazhet satelitore.

Apple Maps nuk u prit mirë në 2012-ën kur debutoi. Mangësitë në të dhënava dhe informacioni i gabuar në drejtimin e përdoruesve çoi deri në kërkimin e faljes nga Tim Cook për konsumatorët.

Që atëherë shërbimi është përmirësuar por ende duket inferior përballë Google Maps dhe Waze. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>