Harduer

Apple ka përgatitur një guidë për të ju ndihmuar të kaloni nga Android në iOS

Sep 17 2014
0 Shpërndarje
Apple ka përgatitur një guidë për të ju ndihmuar të kaloni nga Android në iOS

iphone66Apple gjatë të mërkurës lëshon iOS 8 dhe gjeneratën e ardhshme të pajisjes iPhone gjatë kësaj jave. Me modelet e reja që i afrohen telefonëve me Android sa i përket madhësisë së ekranit, kompania duket që pret që shumë përdorues do të kalojnë nga Samsung, HTC dhe pajisjet e tjera në iPhone-ët që vetë i prodhon.

Kështu, ka vendosur të ju udhëzojë se si t’i bartni gjërat e juaja nga Android në iOS.

Guida shpjegon se si përdoruesit e rinj mund të bartin fotografitë, muzikën, dokumentet, kontaktet dhe kalendarët e tyre nga pajisjet e tyre të vjetra në pajisjet e reja.

Në të thuhet që përdoruesit mund të përdorin iTunes dhe iCloud për të bartur të dhënat, por guida tregon që nuk ka shpenzuar shumë kohë në përgatitjen e mjeteve për bartjen e të dhënave përgjatë sistemeve operative.

Kompania i quan disa aplikacione të palës së tretë me cilësi të diskutueshme – duke përfshirë Mobile Transfer të AT&T – si njëra nga opsionet më të mira për bartjen e të dhënave mes pajisjeve.

Po ashtu nuk është edhe aq guidë e dobishme që të ju ndihmojë në përdorim të aplikacioneve të parapëlqyera për ju: Apple thotë që ju “me siguri” do të gjeni ato që dëshironi, por duhet të shkoni në AppStore dhe t’i kërkoni vetë. Klikoni këtu për të lexuar guidën. (PCWorldAlbanian)

Lajmet e fundit>