Harduer

Apple ka porositur 70 milion panele OLED nga Samsung

Apr 4 2017
0 Shpërndarje
Duke cituar burime brenda zinxhirit furnizues, Nikkei raportoi se Apple kishte kërkuar 70 milipn panele. OLED ofron ekrane më të ndriçueshme dhe efikasitet më të lartë ndaj konsumit të energjisë. Apple ka porositur 70 milion panele OLED nga Samsung Photo Source: Stephen Lam/Getty Images

Aksionet e Samsung Electronics shënuan rritje drastike mëngjesin e së Martes kur Nikkei tha se rivali i Apple kishte porositur 70 milion ekrane OLED nga gjigandi Korean për iPhone e ardhshëm.

Duke cituar burime brenda zinxhirit furnizues, Nikkei raportoi se Apple kishte kërkuar 70 milion panele. OLED ofron ekrane më të ndriçueshme dhe efikasitet më të lartë ndaj konsumit të energjisë.

Ekranet OLED të Samsung përdoren gjerësisht në linjën e rangut të lartë Galaxy. Këtë vit Apple pritet të nxjerrë në shitje tre modele iPhone ku vetëm modeli më i shtrenjtë do të ketë ekran OLED. Dy modelet e tjera do të vijojnë me ekranet LCD.

Por a do të shesë Apple 70 milion iPhone OLED? Në tre mujorin e tretë të 2016-ës Apple shiti 78.2 milion iPhone. Shifra e ekraneve tregon pritshmëritë e ulëta të Apple për telefonin i cili pritet të kushtojë mes 900 deri në 1,000 dollar. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>