Biznes

Apple ka shitur 1.2 miliard iPhone që nga 2007

Aug 2 2017
0 Shpërndarje
Kompania tha se që nga 2007 janë shitur 1.2 miliard iPhone. Linjat e iPad tregoi një rritje të paprecedent e madje edhe Apple Watch e cila shikoi shitjet të rriten me 50%. Apple ka shitur 1.2 miliard iPhone që nga 2007 Photo Source: Reuters

Ditën e Marte Apple publikoi një raport financiar surprizë duke sinjalizuar se linja e re e iPhone që përkon me 10 vjetorin e debutimit të telefonit është brenda afateve.

Vlera e aksioneve të Apple ishte 159.10 dollar, një rekord i ri për kompaninë e cila raportoi shitje më të larta të iPhone, të adhura dhe fitime përtej pritshmërive.

Kompania tha se që nga 2007 janë shitur 1.2 miliard iPhone. Linjat e iPad tregoi një rritje të paprecedent e madje edhe Apple Watch e cila shikoi shitjet të rriten me 50%.

Raportohet se Apple do të adoptojë ekranet OLED për modelet më të fundit iPhone duke e dërguar çmimin e pajisjeve në 1,000 dollar. iPhone pritet të prezantohet në Shtator. (http://bit.ly/2vhRJPx)

Shitje e iPhone u rritën me 1.6% në 41.03 milion njësi të shitur për tre mujorin i cili u mbyll më 1 Korrik. Analistët kishin parashikuar 40.7 milion njësi të shitura ndërsa vitin e kaluar për të njëjtën periudhë Apple kishte shitur 40.4 milion njësi.

Fitimi i kompanisë ishte 8.72 miliard dollar, ose 1.67 dollar për aksion nga 7.8 miliard dollar ose 1.42 dollar për aksion një vit më parë.

Të ardhurat u rritën në 45.41 miliard dollar duke thyer pritshmëritë prej 44.89 miliard dollar. Për tre mujorin e ardhshëm kompania parashikon të ardhura mes 49 miliard dhe 52 miliard dollarëve.

Shitjet e iPad prej 4.9 miliard dollar, pothuajse 1 miliard më shumë sesa kishin parashikuar analistët, si dhe rritja me 21.6% e të ardhurave nga App Store ndikoi në rritjen e të ardhurave në total. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>