Analiza

Apple ka shitur 20 milion iPhone X në tre mujorin e fundit të 2017-ës

Jan 24 2018
0 Shpërndarje
Shtatë milion prej tyre ishin shitur në Kinë. Canalys thotë se krahas iPhone X, iPhone SE, 6S, 7 dhe 8 gjithashtu janë shitur mirë. Apple ka shitur 20 milion iPhone X në tre mujorin e fundit të 2017-ës

Apple ka shitur 29 milion iPhone X në tre mujorin e katërt të vitit sipas një hulumtimi të Canalys. Përgjatë periudhës së pushimeve, iPhone X ishte modeli i smartfonit më i shitur krahas iPhone 8 dhe 8 Plus.

Sipas Canalys rritja erdhi nga kërkesa e lartë në SHBA ku konsumatorët mund të përballojnë koston 999 dollarëshe të telefonit.

Shtatë milion prej tyre ishin shitur në Kinë. Canalys thotë se krahas iPhone X, iPhone SE, 6S, 7 dhe 8 gjithashtu janë shitur mirë.

Të dhënat e Canalys janë të përafërta me ato të Consumer Intelligence Research Partners. Ky i fundit tha se 20% e iPhone të shitur në tre mujorin e katërt ishin iPhone X.

Sipas Kantar Worldpanel, iPhone X ka pasur një performancë të shkëlqyer në disa vende. Edhe pse Apple nuk jep të dhëna për numrin e iPhone të shitur sipas modeleve, më 1 Shkurt do të mësojmë më shumë kur kompania të publikoi raportin financiar të parë të 2018-ës. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>