Analiza

Apple ka shitur 35.2 milionë iPhone në tremujorin fiskal të 2013-ës

Jul 23 2014
0 Shpërndarje
Apple ka shitur 35.2 milionë iPhone në tremujorin fiskal të 2013-ës

174288449-786x305Në raportin fiskal të radhës për tremujorin e tretë të vitit 2013, Apple njoftoi rreth shitjeve të fuqishme të iPhone-eve me 35.2 milionë njësi, ndërsa biznesi i iPad-eve ka rënë me 9 % nga viti në vit për të njëjtën periudhe në 13.3 milion njësi të shitura.

Linja e kompjuterëve të Apple, Mac, ka performuar mjaft mirë këtë tre mujor. Shitjet u rritën me 18 % nga viti në vit në 4.4 milion njësi të shitura.

Gjatë konferencës me video thirrje të kompanisë, shefi ekzekutiv i Apple, Tim Cook, tha se shitjet e iPad ishin në nivelet e pritura duke e pranuar se ato mund të mos kenë përmbushur synimet e opionionistëve.

“Ne jemi shumë optimist rreth të ardhmes së tregut të tabletëve të kompanisë”, tha Cook. Fitimet për këtë tre mujor ishin 7.7 miliardë dollarë nga 37.4 miliardë të ardhura. Një vit më parë fitimet ishin 6.9 miliardë nga 35.3 miliardë të ardhura. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>