Biznes

Apple ka shitur 500 milion iPhone dhe 200 milion iPad

Jun 3 2014
0 Shpërndarje
Apple ka shitur 500 milion iPhone dhe 200 milion iPad

gsmarena_101Si zakonisht përpara prezantimit të versionit të ri të iOS në eventin WWDC të kompanisë, Apple merr pak kohë për arritjet dhe lëvdatat në drejtim të platformës së saj në muajt e shkuar. Tim Cook kishtë disa shifra interesante për të ndarë për të gjitha iPajisjet vitin e kaluar. iPhone-ët vazhdojnë të jenë pajisjet iOS më popullore duke shënuar 500 milion shitje në mbarë botën, ndërsa iPad-ët vinin në vendin e dytë dhe sapo kanë kaluar shifrën e 200 milion njësive të shitura. Madje edhe iPod Touch i cili është në një rënie graduale ka arritur një rezultat të kënaqshëm me 100 milion njësi të dërguara.

Këta numra janë paksa larg shitjeve të tabletëve Android, të cilët kanë kaluar shifrën e 1 miliardëshit vitin e shkuar, por Apple nuk ka qenë asnjëherë kompania që fokusohej në pjesën e tregut. Dhe kur e mendoni se të gjitha këto shitje kanë të bëjnë me pajisje të një cilësie te lartë dhe parametra të lartë statistikat mbesin mjaft të mira kur flitet për të ardhurat. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>