Biznes

Apple kalon mbi 50 % të tregut të smartfonëve në SHBA

Dec 24 2012
0 Shpërndarje
Apple kalon mbi 50 % të tregut të smartfonëve në SHBA

iPad iPhoneKompania Apple kalon shifrën mbi 50 % të dominimit të tregut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me shitjen e pajisjeve smartfon.

Për 12 javë Apple fitoi terren mbi 53% të tregut në SHBA, nga rreth 35% që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në këtë mënyrë arrihet për herë të parë kjo shifër e dominimit të tregut në SHBA. Pritet gjithashtu që Apple do të rrisë pjesën e tregut në SHBA gjatë festave të fundvitit.

Por kjo rritje e tregut është në kontrast me Evropën Perëndimore, ku Samsung dhe Android janë dominuese në skenë. (PCWorld Albanian)

Apple smartphones

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>