Biznes

Apple kërkon 1 miliard dollar nga prodhuesi i çipeve Qualcomm

Jan 20 2017
0 Shpërndarje
Apple nisi një proces gjyqësor 1 miliard dollarësh ndaj Qualcomm ditën e Premte menjëherë pasi Qeveria Amerikane akuzoi publikisht prodhuesit e çipeve për praktika anti kompetitive në mbrojtje të monopolit në industrinë e prodhimit të procesorëve mobil. Apple kërkon 1 miliard dollar nga prodhuesi i çipeve Qualcomm Photo Source: Reuters

Qualcomm është një furnizues madhor i Apple dhe Samsung me procesorë modern. Së bashku, Apple dhe Samsung përbëjnë 40% të të ardhurave prej 23.5 miliard dollarëve të Qualcomm.

Në padi Apple akuzonte Qualcomm për tarifa tejet të larta dhe për refuzimin e rimbursimit të premtuar të 1 miliard dollarëve.

Apple sqaroi në padi se Qualcomm kishte refuzuar të rimbursonte kompaninë pas kjo e fundit kishte patur diskutime të afërta me autoritetet Koreano Jugore të cilët gjobitën prodhuesin e çipeve për praktika të pandershme licensimi.

Ditën e Marte, Komisioni Federal Tregtar Amerikane paditi Qualcomm me arsyetimin se kompania me seli në San Diego ka shfrytëzuar pozitat dominuese për të imponuar terma të pandershëm licensimi për prodhues si Apple. Qualcomm tha se do të kontestonte fuqishëm këtë padi. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>