Harduer

Apple kërkon falje pas zbulimit të një problemi madhor sigurie në MacOS

Nov 30 2017
0 Shpërndarje
Kjo është hera e dytë që Apple adreson një problem sigurie me forcë pas shqetësimeve se miliona kompjutera Mac janë në rrezik. Apple kërkon falje pas zbulimit të një problemi madhor sigurie në MacOS

Apple publikoi ditën e djeshme një përditësim i cili adresonte një problem madhor sigurie në sistemin operativ Mac duke pranuar njëkohësisht fajin.

Problemi i sigurisë, i zbuluar ditën e Marte, u jepte hakerave akses në në një Mac pa një fjalëkalim. Versioni më i fundit i MacOS do të shkarkohet dhe instalohet automatikisht.

“Kërkojmë falje të gjithë përdoruesve të Mac për këtë gabim të pafalshëm,” shprehej firma.

“Në momentin që inxhinierët tanë morën vesh problemin e sigurisë, menjëherë filluam të punonim në një përditësim i cili duhej ta mbyllte përgjithnjë.”

“Këtë mëngjes një përditësim sigurie është i disponueshëm për shkarkim dhe do të instalohet automatikisht tek të gjithë kompjuterat me MacOS High Sierra.”

Kjo është hera e dytë që Apple adreson një problem sigurie me forcë pas shqetësimeve se miliona kompjutera Mac janë në rrezik.

“Siguria është prioriteti numër 1 i kompanisë,” shprehej Apple. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>