Harduer

Apple kërkon falje për ngadalësimin e iPhone

Dec 29 2017
0 Shpërndarje
Fakti që Apple e pranoi ngadalësimin e iPhonevë vetëm kur kjo u zbulua nga njerëzit, ka dëmtuar jo pak besimin tek kompania dhe shumë përdorues të iPhone tashmë po konsiderojnë kalimin tek rivalët. Apple kërkon falje për ngadalësimin e iPhone

Pak ditë pasi pranoi zyrtarisht se ka ngadalësuar me dashje një pjesë të konsiderueshme të iPhone-ve të viteve të shkuara, Apple e përballur me kritika të mëdha, kërkoi falje për veprimin e saj.

Kompania tha se do të zëvendësojë bateritë për kosto më të ulët dhe se që prej 2018-s do të ofrojë programe përmes së cilave klientët mund të monitorojnë gjendjen e baterisë. Prej shumë kohësh, një pjesë e mirë e klientëve të Apple dyshonin se kompania ngadalësonte iPhonet e vjetër, në mënyrë që ti detyronte ata të blenin modelet e reja.

Sigurisht që Apple nuk e pranon këtë, por pranoi se kishte ngadalësuar disa prej telefonëve me bateri të vjetra në mënyrë që të zgjaste jetën e vetë pajisjes. Duket se pak vetë e kanë besuar justifikimin e Apple, madje në komentet në rrjetet sociale janë shtuar thirrje për padi ndaj saj.

Aktualisht në SHBA janë bërë 8 padi ndaj Apple për çështjen e ngadalësimit të telefonëve të vjetër, aksione ligjore që po zhvillohen edhe në Izrael dhe në Francë. Vetë kompania tha se po merr masa që të adresojë shqetësimet e klientëve për të rifituar besimin e tyre, ndërsa ofroi ndërrim baterie jashtë garancie me 29 dollarë në vend të 79 për iPhone 6 e më lart.

Fakti që Apple e pranoi ngadalësimin e iPhone-vë vetëm kur kjo u zbulua nga njerëzit, ka dëmtuar jo pak besimin tek kompania dhe shumë përdorues të iPhone tashmë po konsiderojnë kalimin tek rivalët.

Lajmet e fundit>