Lajmet

Apple kërkon falje për problemet e shfaqura në përditësimin e iOS 8.0.1

Sep 26 2014
0 Shpërndarje
Apple kërkon falje për problemet e shfaqura në përditësimin e iOS 8.0.1

gsmarena_001Përditësimi iOS 8.0.1 nuk shkoi ashtu siç ishte planifikuar. Megjithëse përditësimi përmbante disa rregullime gabimesh përfshi edhe një rregullim për HealthKit, por prishi funksionalitetet e valëve celulare dhe Touch ID në IPhone 6 dhe IPhone 6 Plus.

Apple u vu në dijeni shpejt rreth problemit dhe tërhoqi përditësimin menjëherë pasi u lëshua, por disa njerëzit tashmë e kishin shkarkuar përditësimin. Apple tashmë ka një faqe suporti në uebsitin e tyre që detajon sesi përdoruesit mund të re instalojnë versionin e mëparshëm iOS 8.0 duke shkarkuar të dhënat për pajisjen e tyre respektive dhe më pas instalimi përmes iTunes.

Apple më vonë mbajti edhe një qëndrim për The Verge: “Neve na duhet të punojmë për përdoruesit iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus të cilët kam humbur funksionalitetin e shërbimit celular dhe Touch ID pas përditësimit iOS 8.0.1.

Përdoruesit e prekur mund të reinstalojnë iOS 8 përmes iTunes, për më shumë informacion vizitoni http://support.apple.com/kb/HT6487. Ju kërkojmë falje për shqetësimin e përjetuar nga përdoruesit, dhe ne po punojmë për të përgatitur një version iOS 8.0.2 që do të përmbaje edhe rregullimet përkatëse i cili do të lëshohet sa më shpejtë që të jetë e mundur në ditët në vazhdim. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>