Lajmet

Apple kërkon që Galaxy S III mos të shitet në SHBA

Jun 7 2012
0 Shpërndarje
Apple kërkon që Galaxy S III mos të shitet në SHBA

Apple ka paraqitur një padi në Shtetet e Bashkuara, duke kërkuar që të bëhet bllokimi i shitjeve të smartfonëve të Samsung. Por ndërmarrja elektronike koreane tha se hedhja në treg dhe shitjet e smartfonit të ri do të vazhdojnë ashtu siç ishte planifikuar.

Ndërmarrja nga Shtetet e Bashkuara paraqiti gjatë të martës vendimet gjyqësore në Gjykatën e Qarkut për Gjykatën e Veriut të Kalifornisë për të ndaluar shitjen e smartfonëve të Samsung, Galaxy S III, duke e akuzuar Samsungun për cënim të patentave për ndërfaqen e përdoruesve të Apple.

Veprimi më i fundit ligjor vjen vetëm një javë pasi shefat ekzekutivë të të dy ndërmarrjeve u takuan në Shtetet e Bashkuara në një sesion të drejtuar nga gjykata që kishte për qëllim të zgjidhte luftën e tyre të patentave për smartfonë, betejë që ishte nisur nga ndërmarrja Apple gjatë prillit të vitit të kaluar. Apple dhe Samsung janë ballafaquar në rreth 30 padi gjyqësore në 10 shtete të ndryshme.

“Samsung beson që kërkesa e Apple është pa meritë. Ne do të kundërshtojmë fuqimisht kërkesën dhe do t’i demonstrojmë gjykatës që Galaxy S III është i ri dhe i veçantë,” – tha Samsung në një deklaratë.

Samsung tha se planifikon të lëshojë pajisjen e re në Shtetet e Bashkuara gjatë këtij muaji dhe theksoi se lëvizja e fundit nga prodhuesi i iPhone “vetëm do t’u shërbente për të prishur afrimin e konsumatorëve me teknologjinë më të fundit inovative mobile.” (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>