Lajmet

Apple kërkon t’i kthehet pajisja sekrete

Apr 20 2010
0 Shpërndarje
Apple kërkon t’i kthehet pajisja sekrete

Gjatë ditës së djeshme Gizmodo ka bërë të ditur se ka arritur ta marrë në pronësi një prototip të gjeneratës së katërt të iPhone, që aksidentalisht ishte lënë në një lokal afër qendrës së Apple, në Palo Alto.

Faqja deklaroi se pajisja ishte fshehur brenda një mbështjellësi të një iPhone 3GS, dhe përmbante pjesë origjinale të Apple.

Departamenti ligjor i Apple, i ka dërguar redaktorit të Gizmodos, një letër në të cilën thuhet: “Kemi kuptuar se Gizmodo momentalisht është në pronësi të një pajisjes që i përket Apple” thuhet në letrën e nënshkruar nga avokati i përgjithshëm i Apple, Bruce Sewell. “Kjo letër formon një kërkesë formale që ju të ktheni pajisjen tek Apple. Ju lutem më njoftoni kur mund të vi dhe ta marr pajisjen”

Redaktori i Gizmodo Brian Lam, ka thënë se do të kthejë pajisjen, për të cilën besohet se faqja ka paguar mbi 10.000 dollarë që ta marrë në pronësi.

kontrata

Web faqja gjithashtu ka menaxhuar të identifikojë punëtorin e Apple që ka humbur pajisjen. Ai thuhet se është inxhinieri softuerik 27 vjeçar Gray Powell, i cili siç duket ka lënë pajisjen në një lokal në Redwood City.

Pajisja raportohet se është gjetur nga një konsumator i pranishëm në lokal, që i dha iPhone-in dikujt që ishte ulur afër Gray, duke besuar se ata ishin miq. Ai që pranoi iPhone e ndezi pajisjen, e cila siç duket operoi sikur një iPhone normal, por vazhdimisht bllokohej kur aktivizohej kamera, që ishte avancuar në pajisjen prototip. Ai gjeti profilin e Gray duke përdorur aplikacionin e Facebook në pajisje.

Personi i panjohur duket se mori iPhone-in me të dhe ditën e nesërme, duket se kuptoi rreth mbështjellësit të pazakonshëm dhe kamerës së përparme. Në këtë moment ai vendosi që të largojë mbështjellësin dhe ta hap atë, dhe zbuloi se bëhet fjalë për një iPhone 4G apo HD, brenda saj.

Në momentin që ai arriti të bëjë këtë, Apple veçse fiku prej së largu pajisjen duke përdorur shërbimin MobileMe. Personi në fjalë më pas tentoi të kontaktoi Apple për të raportuar pajisjen e humbur, por ai u shpreh se thirrjet e tij u injoruan. Duket se më pas ai bëri një profit të madh duke e shitur pajisjen tek Gizmodo.

Lajmet e fundit>