Lajmet

Apple: Kompania nuk mund të ketë akses në të dhënat e përdoruesit në pajisjet iOS 8

Sep 19 2014
0 Shpërndarje
Apple: Kompania nuk mund të ketë akses në të dhënat e përdoruesit në pajisjet iOS 8

people_oytside_apple_centre_reuters

Gjiganti i teknologjisë Apple ka lajmëruar për një modifikim në sistemin e ri operativ iOS 8. Ky modifikim nuk lejon as kompaninë Apple të ketë akses në të dhënat personale të përdoruesve pa pëlqimin e këtyre të fundit apo pa një fjalëkalim që jepet nga përdoruesi.

Kjo masë mendohet se është marrë për të ndaluar përgjimet e policisë dhe si një përgjigje ndaj akuzave të kompanive të tjera dhe Agjencisë së Sigurisë Kombëtare në SHBA drejtuar Apple mbi privatësinë e përdoruesit.

Kompania Apple në një deklaratë të publikuar tha se ndryshe nga konkurrentët e saj, ajo nuk është në gjendje të ndërhyjë tek të dhënat e përdoruesve pa lejen e tyre.

Apple ka modifikuar sistemin e kriptimit në mënyrë që askush përveç përdoruesit të ketë akses në smartfonin apo llogarinë e tyre. Por përsa i përket pajisjeve të Apple që nuk kanë sistem operativ iOS8, kompania mund të ketë akses në to.

“Në të gjitha pajisjet iOS 8, të dhënat tuaja personale si fotot, dokumentet, mesazhet, e-mailet, kontaktet, telefonatat etj janë të gjitha të vendosura nën përkujdesjen e fjalëkalimit, pa të cilin askush nuk mund ti aksesojë.

Apple nuk do mund të anashkalojë më fjalëkalimin tuaj,” shkruhej në deklaratë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>