Vëzhgim

Apple, konferencën e radhës në kampusin e saj!

Sep 25 2011
0 Shpërndarje
Apple, konferencën e radhës në kampusin e saj!

Këtë vit gjërat duket se do të ndryshojnë. Këtë vit, Apple ka gjasa të mbaj një eventin e shumëpritur për shpalosjen e iPhone 5, më afër shtëpisë së saj.

Burime të afërta me kompaninë kanë theksuar se demonstrimi që është i paraparë për tu bërë të martën me 4 tetor, një datë që është raportuar për herë të parë nga All Things Digital, do të mbahet me në kampusin e Apple në Cupertino, Kaliforni.

Pse? Ende nuk është çdo gjë e qartë në këtë drejtim. Ndoshta për shkak se data e paraqitjes ishte me risk në ndërlidhje me rezervimin e hapësirave të mëdha si Yerba Buena Center for Arts, që ka qenë vend i shpalosjes së shumë produkteve në të kaluarën. Ndoshta kompania ka menduar se është e udhës që të ketë një vend më intim për shpalosjen e produktit nën CEO’n e parë Tim Cook. Apo ndoshta YBCA veçse ka qenë e rezervuar. Cilado të ketë qenë arsyeja, iPhone i radhës do të shpaloset në fillim të tetorit në Apple Town Hall Auditorium, e kjo është më se e sigurt. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>