Harduer

Apple konfirmon aksidentalisht emrat e iPhone të rinj

Sep 12 2018
0 Shpërndarje
Edhe pse të rralla në të kaluarën Apple ka lëshuar informacion jetike të pajisjeve përpara aktiviteteve zyrtare. Apple konfirmon aksidentalisht emrat e iPhone të rinj

Një informacion i fundit i rrjedhur nga vetë uebsajti i Apple konfirmon se telefonët e rinj të Apple do të emërtohen: iPhone XS, XS Max dhe XR.

Të dhënat u zbuluan në një XML në faqes Apple.com, skedar i cili tashmë është fshirë nga kompania.

Ai zbulon gjithashtu një numër këllëfash të rinj për iPhone XS dhe iPhone XS Max. Ata do të jenë të disponueshëm në material prej silikoni dhe lëkure si dhe ngjyra blu, bardhë, zezë, gri dhe kuqe.

Për iPhone XR nuk listohet ndonjë këllëf.

Edhe pse të rralla në të kaluarën Apple ka lëshuar informacion jetike të pajisjeve përpara aktiviteteve zyrtare.

Javën e kaluar 9to5Mac zbulon foto të iPhone të rinj e madje dhe orës inteligjente Apple Watch. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>