Biznes

Apple konfirmon ambicjet në industrinë e makinave vetëdrejtuese

Dec 5 2016
0 Shpërndarje
Apple konfirmon ambicjet në industrinë e makinave vetëdrejtuese

3295Apple për herë të parë ka pranuar se po punon në një teknologji e cila do ti shërbejë për prodhimin e makinës së parë me sistem vetëdrejtimi.

Kampania, për të cilën spekulohet prej dy vitesh se po zhvillon një makinë të automatizuar, konfirmoi inciativën e saj sekrete për autoritetet Amerikane.

Në një letër të dërguar nga drejtori i produktit pranë Apple tek Administrata Amerikane e Sigurisë së Trafikut në Autostrada shkruhej: “Kompania po investon fuqishëm në inteligjencën articiale dhe automatizimin dhe është e indinjuar për potencialin që kanë këto sisteme në shumë sektorë, përfshi edhe atë të transportit.”

Kjo letër nuk ofronte detaje të projektit por vetëm theksonte përfitimet e mëdha sociale nga makinat e automatizuara të cilin e përshkruante si jetë shpëtues me potencialin për të parandaluar miliona aksidente fatale.

Edhe pse duhen vite përpara se makinat e automatizuara të adoptohen gjerësisht, eksperimentet kanë filluar në Britani dhe SHBA.

Interesi i Apple në industrinë e makinave u përfol shumë në fillim të vitit. I njohur si projekti Titan, kjo iniciativë e brendshme raportohej se i shërbenin mëse 1,000 inxhinierë. (PCWorld Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>