Biznes

Apple konfirmon blerjen e prodhuesit të kufjeve Beats për 3 miliard $

May 29 2014
0 Shpërndarje
Apple konfirmon blerjen e prodhuesit të kufjeve Beats për 3 miliard $

0523_beats_apple-798x310Apple ka konfirmuar planet e saj për të blerë Beats Electronics, prodhuesi i linjës popullore të kufjeve dhe shërbimit të ofrimi të muzikës online. Çmimi i blerjes ishte 2.6 miliard dollarë në Cash dhe 400 milionë opsion nga stoku të cilat do të përdoren me kalimin e kohës. Bashkë themeluesi i Beats dhe shërbimit të muzikës, Jimmy Lovine tha në një qëndrim se “gjithmonë Beats e ka pasur vendin tek Apple”. Në fakt, vetë kompania e kishe insipirimin nga kombinimi që i bënte Apple kulturës dhe teknologjisë.

beats-appleZv. Presidenti i Apple për iTunes, Eddy Cue, tha se blerja më e fundit do ta bëjë shërbimin e ofrimit të muzikës të Apple edhe më të mirë duke shtuar një pagesë për shërbimin që ofron në Internet Radio dhe në Ofertat në dyqanet online.

Marrëveshja e cila pret aprovimin e autoritetit rregullator, pritet të mbyllet gjatë tre mujorit të katërt fiskal të Apple i cili përfundon nga fundi i shtatorit. Lajmet e para rreth marrëveshjes dolën herët këtë muaj. Me pas shfaqja e Dr Dre në një video duke festuar po ashtu konfirmoi blerjen. Beats Music u lançua më herët këtë vit për të konkurruar me Spotify, Rdio dhe Apple iTunes Radio. (PCWorld Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>