Lajmet

Apple konfirmon emoji të reja për iPhone dhe iPad në iOS 11.1

Oct 6 2017
0 Shpërndarje
Apple konfirmon emoji të reja për iPhone dhe iPad në iOS 11.1

Apple ditën e sotme prezantoi qindra karaktere të reja emoji të cilët do të shtohen tek iPhone dhe iPad me përditësimin e radhës të iOS, iOS 11.1.

Kompania prezantoi ca emoji të reja të cilat do të jenë pjesë e Unicode 10. Disa prej shtesave të reja janë fytyra e çmendur, pie, pretzel, t-rex, vampire, exploding head, gjeste dashurie, tru, shall, zebër, xhirafë e shumë të tjera.

Ndërsa fillimisht janë listuar vetëm 56 emoji të reja, numri i tyre do të shkojë deri në 200.

Unicode 10 u prezantua për herë të parë në Qershor të 2017-ës, por Apple janë dashur disa muaj për të implementuar karakteret e reja sepse të gjitha duhet të vizatohen nga artistët e Apple në stilin e kompanisë.

Të gjitha emoji të përshtatshme me Unice 10 janë të listuara në sajtin Emojipedia.

Beta e parë e zhvilluesve të iOS 11.1 u prezantua javën e kaluar. Ajo nuk përmbante emoji e premtuara të Unicode 10 por Apple thotë se do të mbërrijnë javën e ardhshme.

Krahas emojive, iOS 11.1 do të përmbajë funksionalitetin Apple Cash i cili po testohen brenda kompanisë. Përditësimi padyshim do të jetë me rëndësi. Data e debutimit të versionit publik të iOS 11.1 nuk është e ditur. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>