Harduer

Apple konfirmon mbërritjen e iPhone në China Mobile në janar

Dec 23 2013
0 Shpërndarje
Apple konfirmon mbërritjen e iPhone në China Mobile në janar

Iphone5sIphone5cApple910_63_610x407_1Apple ka lajmëruar gjatë të dielës që ka arritur një marrëveshje me China Mobile për ta ofruar pajisjen iPhone në bartësin më të madh të shërbimeve për wireless në botë, muajin e ardhshëm, duke konfirmuar informacionet e paraqitura para një kohe të gjatë.

iPhone 5S dhe 5C është planifikuar të jenë në dispozicion në China Mobile duke filluar nga 17 janari, por çmimi nuk është zbuluar. Kushtet e marrëveshjes po ashtu nuk janë zbuluar.

“Kina është një treg shumë i rëndësishëm për Apple dhe bashkëpunimi ynë me China Mobile përfaqëson mundësinë për ta sjell iPhone-n tek konsumatorët e rrjetit më të madh në botë,” tha në një deklaratë shefi ekzekutiv i Apple, Tim Cook.

Lëshimi i iPhone në China Mobile, që ka afërsisht 760 milionë konsumatorë, ishte pritur në masë të gjerë të ndodhte këtë muaj për të përkuar me lëshimin e shërbimit 4G LTE në bartësit për shërbime wireless në Kinë.

Xinhua, që është agjencia shtetërore e lajmeve në Kinë, në heshtje raportoi në nëntor që iPhone “zyrtarisht” do të lëshohet në rrjetin China Mobile më 18 dhjetor.

Derisa iPhone për momentin është duke u ofruar nga China Unicom dhe China Telecom, Apple ka qenë duke u ballafaquar me China Mobile për vite, duke kërkuar një marrëveshje të tillë, e cila do të ishte e shkëlqyer.

Biseduesit mes dy kompanive ishin vëzhguar për së afërmi, ku ishin bërë dy vizita të Cook në Kinë për ta takuar drejtuesin e China Mobile, Xi Guohua. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>