Harduer

Apple konfirmon, ngadalësimi i modeleve të vjetra të iPhone i vërtetë

Dec 21 2017
0 Shpërndarje
Vitin e kaluar kjo u aplikua në iPhone 6, 6S, 6S Plus dhe SE ndërsa këtë vit iOS 11.2 do të sjellë funksionin edhe në iPhone 7 dhe 7 Plus. Apple konfirmon, ngadalësimi i modeleve të vjetra të iPhone i vërtetë

Nëse mendoni se iPhone juaj ngadalësohet me kalimin e kohës, ju nuk jeni një i çmendur.

Apple tha ditën e Mërkure konfirmoi se një “veçori” e re e publikuar vitin e kaluar bën që telefoni juaj të operojë ngadalë ndërsa bateritë vjetrohen.

Me kalimin e kohës bateritë nuk karikohen njëlloj si bateritë e reja dhe mund të shfaqin probleme gjatë ngarkimit ose në temperatura të ulëta.

Një bateri e vjetër do të thotë se telefoni mund të fiket papritur, siç ndodhi vitin e kaluar me iPhone 6 dhe 6S-në.

Procesorët e këtyre telefonëve operojnë në frekuenca më të larta sesa paraardhësit, por bateritë nuk mund të përballojnë kërkesën duke bërë që ca telefonë të fiken.

Për të adresuar këtë problem, sistemi operativ i Apple që nga 10.2.1 vinte me funksione për menaxhimin e energjisë. Sistemi operativ ngadalësohet në mënyrë që telefoni juaj të mos fiket thotë Apple, por vetëm në temperatura të ulëta.

Vitin e kaluar kjo u aplikua në iPhone 6, 6S, 6S Plus dhe SE ndërsa këtë vit iOS 11.2 do të sjellë funksionin edhe në iPhone 7 dhe 7 Plus.

Prej kohësh përdoruesit e iPhone ankoheshin se performanca e telefonit bie me kalimin e viteve. Disa mendonin se kjo bëhej me qëllim që të konsumatorët të blinin telefonët më të fundit të Apple.

Kompania Amerikane kërkon 79 dollar për zëvendësimin e baterisë së një iPhone që i ka mbaruar garancia. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>