Harduer

Apple konfirmon problemet me audion në iPhone 8

Sep 27 2017
0 Shpërndarje
Konfirmimi i Apple u raportua fillimisht nga The Verge. Problemi me audion është i dyti i profilit të lartë që prek produktet e reja të Apple. Apple konfirmon problemet me audion në iPhone 8

Apple tha ditën e Mërkure se një numër i vogël iPhone kanë një problem me audion i cili krijon një tingull kërcitjeje gjatë thirrjeve telefonike.

Problemi prek vetëm modelet e reja të iPhone 8-ës të cilët dolën në shitje këtë muaj dhe janë raportuar nga disa përdorues në forumet e MacRumors dhe ato të Apple.

Sipas disa komenteve, problemi ndodh gjatë thirrjeve normale telefonike dhe thirrjeve të FaceTime.

Por ky fenomen është sporadik dhe ndodh një në tre thirrje. “Ne jemi në dijeni të problemi që ka prekur një numër të vogël konsumatorësh. Ekipi ynë po punon për të gjetur një zgjidhje e cila do të përfshihet një një përditësim,” raportohet të ketë thënë Apple.

Konfirmimi i Apple u raportua fillimisht nga The Verge. Problemi me audion është i dyti i profilit të lartë që prek produktet e reja të Apple.

Një problem në Apple Watch Series 3 bllokonte përdorimin e valëve celulare LTE në rastet kur fikej Wi-Fi. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>