Lajmet

Apple konfirmon rrjedhjen e kodit të iOS

Feb 12 2018
0 Shpërndarje
Në një deklaratë zyrtare Apple tha se siguria e iPhone nuk mbështetet tek fshehja e kodit burimor. Kompania vazhdimisht inkurajon përdoruesit të përditësojnë sistemet operative. Apple konfirmon rrjedhjen e kodit të iOS Photo Source: AFP

Apple konfirmoi se një pjesë e kodit të saj të sistemit operativ iOS është publikuar online. Kodi i boot-up i përdorur në iOS 9 u publikua në platformën e GitHub javën e kaluar.

Historikisht Apple ka mbajtur të fshehtë kodin burimor të iOS dhe urdhëroi GitHub të hiqte përmbajtjen.

Megjithatë kompania tha se rrjedhja e kodit jo medoemos ka kompromentuar sigurinë e sistemit operativ.

Në një deklaratë zyrtare Apple tha se siguria e iPhone nuk mbështetet tek fshehja e kodit burimor. Kompania vazhdimisht inkurajon përdoruesit të përditësojnë sistemet operative.

Versioni më i fundit i platformës është iOS 11.

Sipas Apple, 93% e përdoruesve përdorin iOS 10 dhe më lart. Këto pajisje nuk përdorin më kodin e publikuar tha kompania.

Rrjedhja e kodit të iOS u pa si diçka e jashtëzakonshme dhe historike. Kodi burimor i iOS është si një kurorë mbreti dhe ruhet me përpikmëri të lartë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>