Lajmet

Apple konfirmon specifikat e iPhone 3.0

Jun 8 2009
0 Shpërndarje
Apple konfirmon specifikat e iPhone 3.0

Apple ka konfirmuar se iPhone 3.0 do të ofrojë mbi 100 veçori të reja duke përfshirë përkrahje për MMS për fotografi, kontakte, audio skedarë dhe lokacione në hartë.

Përveç kësaj, sistemi i ri operativ është skalitur për ti ofruar pronarëve të iPhone përkrahje më të avancuar për Bluetooth dhe lidhje USB. iPhone 3.0 pritet që gjithashtu të përpunojë qasje më të “shpejtë” javascript, së bashku me përkrahjen e HTTP video/audios transmetuese.

Sipas Appl3, 3.0 shton kontrolla prindore për aplkacionet që janë blerë për të, si dhe për filmat dhe shfaqjet televizive. Sistemi i ri i azhurnuar duket se është në gjendje të funksionojë përmes firewalls, gjersa në mënyrë automatike zgjedh ratën e duhur për bandwidth.

Veçoritë tjera përfshijnë

 

  • Auoplotësim
  • HTML 5 për audi/video etiketa
  • Përkrahje të re të gjuhëve Greke, Koreane, Tajvaneze, Hebreje dhe Arabe
  • Lokator GPS për iPhone të humbur dhe mundësinë për fshirje të të dhënave prej së largu
  • Kërkimi i avancuar: kalendar, muzikë, shënime, email
  • iTunes – merrni me qira dhe bleni filma
  • Përkrahje për audio libra, video muzikore, TV shfaqje
  • Harta të Google Maps përmes apliakcionit Cocoa kontroll
  • Shërbimi i njoftimeve për zhvillues
     

 

Lajmet e fundit>