Lajmet

Apple konfirmon sulmin kibernetik dhe nxjerr mjetin e sigurisë

Feb 20 2013
0 Shpërndarje
Apple konfirmon sulmin kibernetik dhe nxjerr mjetin e sigurisë

Apple hackedFjalët “Apple ”edhe “çarje sigurie” nuk i gjejmë zakonisht të bashkuara, por të martën kompania tha se disa kompjutër të punonjësve të saj janë shënjestruar nga disa sulmes me origjinë kineze, i njëjti grup i raportuar javën e kaluar nga Facebook-u.

Në një e-mail, Apple siguroi Macworld me një deklaratë mbi këtë difekt, duke thënë:

Apple ka identifikuar kode dashakeqëse që kanë infektuar një numër të limituar sistemesh Mac nëpërmjet një dobësie në shtesat e Java-s të shfletuesve. Ky kod dashakeqës sulmoi jo vetëm Apple por edhe kompani të tjera dhe u shpërnda nëpërmjet një faqeje uebi për zhvilluesit e softuereve. Ne identifikuam një numër të vogël sistemesh brenda Apple që ishin të infektuar edhe i izoluam ata nga puna që kryenin. Nuk ka prova që nga Apple kanë dalë informacione. Ne jemi duke punuar me detyrimin e ligjit për të gjetur burimin.

Për të mbrojtur përdoruesit e Mac që kanë të instaluar Java, do të nxjerrim një shtesë të Java, një mjet për largimin e kodit dashakeqës që do të kontrollojë sistemet Mac dhe do të largojë kodin nëse gjen që ekziston në këto sisteme.

Historikisht, Macs nuk kanë qënë në qëndër të sulmeve të sigurisë, edhe pse ekosistemi mund të jetë përballur me kode dashakeqëse këto vitet e fundit.

Gjithsesi, nga sulmi i fundit duket qartë që si shënjestër ka qënë vet Apple edhe jo platforma e saj në tërësi. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>