Vëzhgim

Apple krijon shfletuesin më të shpejtë në botë Safari 4 Beta

Feb 25 2009
0 Shpërndarje
Apple krijon shfletuesin më të shpejtë në botë Safari 4 Beta

altApple ka hyrë në luftën e shfletuesve duke lançuar shfketuesin më të ri Safari 4 beta. Kompania e ka cilësuar atë si shfletuesin më të shpejtë në botë duke i bërë konkurrencë edhe shfletuesve të njohur si Microsoft, Firefox dhe Google.

Sipas Apple, Safari 4 beta mund të hapë me shpejtësi të madhe ueb aplikacione si JavaScript. Ky shfletues është 4 herë më i shpejtë se versioni i kaluar Safari 3.2, 30 herë më i shpejtë se Internet Explorer 7 dhe 3 herë më i shpejtë se Firefox 3 në hapjen e ueb aplikacionit JavaScript.

Ndërkohë në hapjen e HTML ueb faqeve, kompania thotë se Safari 4 beta është 3 herë më i shpejtë se Internet Explorer 7 dhe Firefox 3.

Safari 4 beta është i mundshëm për shkarkim edhe për sistemin operativ të Windows dhe për atë Mac. Për të punuar me këtë shfletues, kompjuteri juaj duhet të ketë në përdorim të paktën Windows XP SP2 apo Vista. Ndërkohë përdoruesit e Mac duhet të përdorin Mac OS X Leopard 10.5.6 apo Mac X Tiger10.4.11.
alt

 

Lajmet e fundit>