Softuer

Apple kufizon shfletuesit tjerë në testin e saj HTML5

Jun 5 2010
0 Shpërndarje
Apple kufizon shfletuesit tjerë në testin e saj HTML5

“Apple po bllokon qasjen e shfletuesve tjerë që nuk kanë emër Safari, dhe rezultati përfundimtar si rrjedhojë e kësaj do të jetë ajo që shfletuesit me përkrahje më të mirë për ueb standardet sesa vet Safari, nuk do të jenë në gjendje t’i qasen demos” tha Thom Holwerda për OS News.

“Për shembull, nëse krahasoni përkrahjen e Safar-it dhe përkrahjen e Chrome për HTML5, ju do të shihni se Chrome ka një përkrahje shumë më të mirë. Pra kjo do të thotë se Apple është duke përdorur të njëjtën taktikë mashtruese të tregut sikurse Microsoft që është duke bërë me faqen e saj demo për HTML5 – që në të vërtetë nuk përdorë gjithashtu HTML5”.

Në anën tjetër një punëtorë i Opera i njohur si “Haavard”, ka thënë se HTML5 duke të jetë më shumë se një fjalë për Apple.

“Apple pretendon të promovojë HTML5 dhe një ueb të hapur, por faqja përdorë nuhatjen e shfletuesit për të bllokuar shfletuesit tjerë, prefikse të prodhuesve për gjërat CSS3 që ata janë duke përdorur (madje edhe nëse shfletuesi përkrah radius të kufirit, kjo nuk do të funksionojë për shkak të kodit që po përdoret – webkit-border-radius), dhe për H.264 për video” shkroi Haavard në një blog post.

“Në fakt duket se e vetmja gjë që është HTML5 në atë faqe është zëri dhe video. Pra kur faqja nuk punon në Opera apo shfletues tjerë nuk është për shkak se këta shfletues nuk përkrahin HTML5. Është për shkak se Apple përdor prefikse të nuhatjes së shfletuesit dhe prodhuesit, dhe përveç kësaj ata nuk janë duke testuar me të madhe HTML5. Shumica e demonstrimeve të tyre duket se nuk kanë të bëjnë asgjë me HTML5” u shpreh ai.

Lajmet e fundit>