Harduer

Apple lançon iPhone 5 në Kinë

Dec 15 2012
0 Shpërndarje
Apple lançon iPhone 5 në Kinë

Kompania Apple ka lançuar modelin e saj më të ri të smartfonit iPhone 5 në Kinë, ku interesimi në një nga shëtitoret e kompanisë në Pekin ishte shumë i dobët, me vetëm dy njerëz që pritnin në rend para se shëtitorja ti hapte dyert në ora 08:00.

“Mendova se do të ketë më shumë njerëz”,- tha 21 vjeçari Tian Jishen, i cili ishte personi i dytë në rresht në një ditë që ishte me borë në qytet. Ky është një kontrast i madh me atë para 11 muajve më parë kur Apple lançoi iPhone 4S në Kinë, ku një numër prej qindra vetash ishin mbledhur para të njëjtit vend.

Konsumatorët u njoftuan më vonë se kjo shëtitore do të anulojë shëtitjet në ditën e parë, duke bërë që një person të gjuante me vezë objektin, gjë që rezultoi me pezullimin e të gjitha shitjeve të iPhone 4S në dyqanet fizike në Kinë.

Që nga atëherë, Apple ka krijuar një sistem online të rezervimit në dyqanet e saj në Kinë, që duket sa ka zvogëluar radhët e pritjes dhe parandaloi incidente tjera të mundshme. Po ashtu edhe forma e rezervimit online për iPhone 5 nuk është e lehtë për shkak se duhet të provohet disa herë të regjistrohesh për rezervim.

Analistët janë të ndarë në mendimet e tyre se a do të shitet mirë iPhone 5 në Kinë apo jo.

Pajisjet e lira momentalisht janë në rritje në tregun e smartfonëve në Kinë dhe shumë përdorues të klasit të lartë po kalojnë në pajisjet e Samsung, tha analisti i Gartner, Sandy Shen në një intervistë gjatë muajit të kaluar.

Çmimi i iPhone 5 fillon nga 5,288 yuan (841 dollarë) kur blihet pa kontratë me operatorin. Në tremujorin e parë të këtij viti, Apple ra nga lista e top pesë shitësve më të mëdha në Kinë sipas disa kompanive hulumtuese.

Por, disa thonë se kjo rënie shpjegon se konsumatorët kanë pritur ardhjen e iPhone 5.

Të hënën, operatori mobil China Unicom tha se rezervimet online të iPhone 5 kanë arritur shifrën prej 300,000 copë vetëm në javën e parë të marrjes së porosive. (PCWorld Albanian)

Tags >

iPhone 5
Lajmet e fundit>