Apple lançon iPhone 5C më të lirë, me disk 8GB

Mar 19 2014
0 Shpërndarje
Apple lançon iPhone 5C më të lirë, me disk 8GB

img_2823-1024.0_standard_800.0Apple ka shtuar një version më të lirë të iPhone 5C i cili e ka diskun prej 8GB. Modeli i ri është paraqitur së pari në faqen e bartësit britanik O2, por që atëherë kjo pajisje është shtuar tek një numër i dyqaneve të tjera të Apple, duke përfshirë atë të Australisë, Kinës dhe Mbretërisë së Bashkuar. Në Mbretërinë e Bashkuar,  çmimin e ka prej 429 funtash, që është për 40 funta më lirë se modeli me diskun prej 16GB. Për momentin, nuk është lajmëruar ende në SHBA ku çmimi mund të bie në vlerën prej 499 dollarë.

Përveç zvogëlimit të hapësirës së memories, iPhone 5C është identik në çdo mënyrë me harduerin që ishte lëshuar në shtator. Ky smartfon përmban një paraqitje prej 4 inç Retina, procesorin A6 të Apple dhe një kamerë prej 8 megapiksellësh. Raportet për një model 8GB filluan të qarkullojnë në faqet e thashethemeve për Apple në gjermanisht gjatë ditës së hënë, ku një fotografi e një pajisjeje më vonë u paraqit në Engadget. Ishte përfolur që modeli prej 8GB do të mund ta zëvendësonte modelin iPhone 4S, por për momentin, Apple është ende duke e shitur atë telefon së bashku me të sapo-paraqiturin 5C.

Paraqitja e një iPhone 5C me çmim më të ulët mund të shërbejë si dëshmia më e mirë që smartfonët e nivelit të mesëm të Apple janë duke rënë nga pritjet. Ekzekutivët e Apple kurrë nuk kanë shprehur zhgënjim me iPhone 5C dhe identifikimi i pajisjes si gjë e pavlerë nuk është e drejtë. Deri tani, është shitur më mirë se sa 4S kur zuri nivelin e mesëm të portofolit të iPhone-ëve gjatë vitit të kaluar.

Por çdo indikacion tregon që konsumatorët janë duke e zgjedhur pajisjen iPhone  5S më shpesh. CEO i kompanisë Apple, kishte pranuar që ritmi i numrit të përdoruesve nuk përkonte me parashikimet e bëra nga kompania gjatë raportimit të fundit për fitimet financiare. “Përzierja ishte më e fuqishme për 5S dhe na ka marrë pak kohë për ta ndërtua përzierjen të cilën konsumatorët ishin duke e kërkuar,” tha ai. Edhe atëherë, Cook tregoi që një iPhone 5C nuk ishte jashtë shqyrtimit. Duke folur për qasjen e kompanisë së tij për çmimin e pajisjes iPhone, ai tha: “Nëse ne mendojmë që është në interesin tonë më të mirë për ta bërë një ndryshim, atëherë ne do ta bëjmë një të tillë.” Lajmërimi i ditës së djeshme do të sugjeronte që Apple mendon që tani është koha e duhur për ndryshim. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>