Lajmet

Apple lançon listën e aplikacioneve më të shkarkuara tek pajisjet iOS në vitin 2013

Dec 18 2013
0 Shpërndarje
Apple lançon listën e aplikacioneve më të shkarkuara tek pajisjet iOS në vitin 2013

App_Store-1Hartimi i listës me aplikacionet kryesore të App Store nuk ka qenë ndonjëherë më e vështirë sesa për këtë vit.

Kompania njoftoi në tetor se App Store disponon më tepër se 1 milion aplikacione dhe numri total i shkarkimeve ka arritur mbi 60 miliard. Sipas të dhënave rezulton se Candy Crush Saga pozicionohet si aplikacioni më i preferuar për përdoruesit e iOS gjatë vitit 2013 pasi ka qenë aplikacioni pa pagesë më i shkarkuar si tek iPhone-ët po ashtu edhe tek iPad-ët.

Kjo lojë ka kryesuar gjithashtu edhe listën e alikacioneve që kanë gjenruar më tepër të ardhura për këtë vit, rezultat impresionues duke marrë parasysh se Candy Crush ofrohet pa pagesë dhe mbështetet vetëm tek blerjet në brendësi të aplikacionit për të siguruar të ardhura.

Candy Crush u kurorëzua zyrtarisht ditën e hënë kur Apple lançoi listën vjetore të aplikacioneve më të shkarkuara. Kompania nuk deklaroi shifrat specifike të shkarkimit, por ka publikuar “Top 10” listat për kategori të ndryshme, ndër të cilat përfshihen edhe aplikacionet kryesore me pagesë për iPhone dhe iPad.

Në krye të kategorisë së aplikacioneve me pagesë për të dyja pajisjet qëndron Minecraft-Pocket Edition.

Në qoftë se i hidhni një sy listës së mëposhtme do të vini re se si aktivizohen përdoruesit me iPhone-ët dhe iPad-ët. Për shmebull, mediat e ndryshme sociale kanë qenë aplikacionet më të shkarkuara në iPhone, por vetëm një prej tyre, Facebook-u është përfshirë edhe në top listën për iPad-ët.

Twitter nuk është përfshirë në asnjë prej listave, ndërsa Vine, aplikacioni i shpërndarjes së videove i prezantuar nga Twitter në muajin janar është renditur i katërti në listën e aplikacioneve pa pagesë për iPhone.

Snapchat, aplikacioni i shpërndarjes së fotove që fshin automatikisht imazhet dhe videot pasi marrësi i ka parë ato, është shkarkuar më tepër sesa Facebook dhe Instagram. Bazuar në listën e mëposhtme mund të arrijmë në përfundimin se iPad-ët përdoren më tepër për të luajtur.

Ndër 10 aplikacionet për iPad që kanë gjenruar më tepër të ardhura në vitin 2013 vihet re se 5 prej tyre lidhen me kumarin, përfshirë këtu DoubleDown Casino, Big Fish Casino dhe Slotomania HD.

YouTube dhe Skype, dy aplikacionet më popullore të vitit të kaluar për iPhone dhe iPad, janë përfshirë edhe këtë vit në 5 vendet e para të aplikacioneve më të shkarkuara për dy llojet e pajisjeve iOS. Njihuni me listën e plotë të aplikacioneve që kanë mbajtur përdoruesit të lidhur pas pajisjeve të tyre iOS në vitin 2013. (PCWorld Albanian)

top app apple

Tags >

AppleiOS
Lajmet e fundit>