Harduer

Apple lançon Logic Pro X për muzikantët

Jul 19 2013
0 Shpërndarje
Apple lançon Logic Pro X për muzikantët

logic pro xApple lançon Logic Pro X , versionin më të fundit të mjetit të saj kreativ për muzikantët.

Funksione të reja përfshijnë Drummer, një sesion virtual luajtës që shoqëron këngët me një numër të shumtë stilesh dhe teknikash ritmesh.

Flex Pitch, i cili ofron një integrim të redaktimit të regjistrimeve audio për intonime. Track Stacks, i lejon përdoruesit të konsolidojnë pjesë të ndryshme muzikore në një pjesë unike. Përfshin edhe një pjesë shtesë Arpeggiator MIDI.

Apple gjithashtu lançoi Logic Remote, një aplikacion që i lejon përdoruesit të luajnë dhe të kontrollojnë Logic Pro X nga iPad-i i tyre.

Gjithashtu, Apple ka prezantuar dhe MainStage 3 një aplikacion shoqërues i performancave live për Logic Pro X.

Versioni i ri i aplikacionit ka një ndërfaqe të re përdoruesish që përshtatet me shtesat e reja të Logic Pro X, Arnimet dhe Kontrolluesit Inteligjentë. Logic Pro X mund të gjendet në Dyqanet e Aplikacioneve Mac për 199 $. (PCWorld Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>