Harduer

Apple lançon modelin e ri iPod Touch vetëm për 229$

May 31 2013
0 Shpërndarje
Apple lançon modelin e ri iPod Touch vetëm për 229$

Apple ka surprizuar të gjithë me lançimin e versioni të ri të iPod Touch, i cili është tashmë i diponueshëm në Apple Store vetëm për 229 $.

Ky model i ri më ekonomik krahasuar me versionet e mëparshme që kushtonin 300 $ ose 400 $ ofrohet për përdoruesit me parametra të reduktuar.

Së pari mund të përmendim reduktimin e memories e cila është vetëm 16 GB ndryshe nga iPod-ët e mëparshëm që ofroheshin në versionet 32 dhe 64 GB. Gjithashtu ky model nuk suporton kamerën cilësore të Apple iSight 5 megapiksel dhe nuk ofrohet më në disa ngjyra, por është i disponueshëm vetëm prej çeliku.

Parametrat e këtij iPod-i janë:

– Monitor Retina 4 inç që suporton teknologjinë e prekjes IPS dhe ka rezolucion 1136 x 640 megapiksel

– Procesor dual-core A5

– Sistem operativ iOS 6

– Kamera përballë është 1.2MP dhe suporton teknologjinë e identifikimit të fytyrës

Ky iPod është i pajisur me një bateri rezistente që mundëson plot 40 orë muzikë dhe 8 orë video. Pajisja suporton Wi-Fi dhe Bluetooth 4.0. (PCworld Albanian)

ipod

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>