Harduer

Apple lançon një model iMac më të lirë

Jun 19 2014
0 Shpërndarje
Apple lançon një model iMac më të lirë

FireShot-Screen-Capture-195-iMac-Buy-iMac-Desktop-Computers-Apple-Store-U_S_-store_apple_com_us_buy-mac_imac-730x454Apple ka prezantuar një model të ri iMac i cili është më i lire dhe më pak i fuqishëm.Kompjuteri me ekran 21.5 inç ka një proçesor 1.4 Ghz (në modalitetin turbo mund të shkojë deri në 2.7 Ghz) Dual Core Intel Core i5 me një çmim prej 1,099 dollarësh dhe kushton 200 dollarë më pak sesa modeli 2.7 Ghz.

Për më tepër, ky model ka një hardisk vetëm 500 GB krahasuar me paraardhësin e tij që ishte modeli më i lirë me hardisk 1 TB. Ndërsa, kompania gjithashtu ka ulur çmimet e dekoderit të Apple TV i cili tashmë kushton 99 dollarë nga 109 dollarë që ishte në Evropë dhe 79 Paund nga 99 Paund që ishte në Britani. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>