Harduer

Apple lançon një Smart Case të ri për iPad

Jun 14 2012
0 Shpërndarje
Apple lançon një Smart Case të ri për iPad

Apple ka bërë një shumëllojshmëri lajmërimesh gjatë Konferencës Mbarëbotërore të Zhvilluesve të hënën, duke prezantuar disa përditësime të harduerëve. Një prej tyre ishtë Smart Case i ri për iPad, një kasë më e rrumbullakosur ndaj të kaluarës Smar Cover që ekzistonte më përpara.

Smart Case, aktualisht në dispozicion në një ngjyrë gri të errët, gri e hapur, blu, rozë, jeshile dhe e kuqe, mbështjell totalisht iPad-in.

Ashtu si Smart Cover i kaluar, ai mund të përthyhet në një qëndrim në këmbë dhe automatikisht vë në “gjumë” dhe “zgjon” iPad-in tuaj, njësoj sikur hapni dhe mbyllni kapakun. Por ndryshe nga i kaluari, ai mbron pjesën e prapme të iPad-it dhe jo thjesht pjesën përpara.

Smart Case kushton 49$ dhe është i disponueshëm që sot në dyqanet e Apple dhe përshtatet me gjeneratën e 2-të dhe 3-të të iPad-it.

Tags >

ipad
Lajmet e fundit>