Lajmet

Apple lançon shërbimin iTunes Radio Streaming

Jun 13 2013
0 Shpërndarje
Apple lançon shërbimin iTunes Radio Streaming

Apple ka hyrë në një rrugë të re të muzikës dixhitale, atë të streaming. Kompania ka lançuar një shërbim të ri, të quajtur iTunes Radio, në Worldwide Developers Conference (WWDC) që organizon çdo vit në San Francisko.

E ngjashme me Pandora-n, iTunes Radio do të krijojë stacione radioje në internet bazuar në këngë të vençnta, ndërkohë që edhe vetë Apple do të ofrojë stacione radioje. Shërbimi do të jetë pa pagesë për përdoruesit, edhe pse do të mbahet nga reklamat. Gjithsesi, nëse jeni i abonuar në iTunes Match, nuk do t’ju shfaqen reklama.

iTunes Radio do të jetë i disponueshëm për pajisjet iOS (iPhone, iPad dhe iPod Touch) që kanë iOS 7 si dhe iTunes në Mac apo PC. Disa nga stacionet e krijuara tashmë janë Summer Songs dhe Trending on Twitter (e cila i merr këngët nga Twitter Music).

Apple ka nënshkruar kontrata edhe me shtëpi të mëdha diskografike gjatë javëve të fundit. Disa prej tyre janë Universal Music, Warner dhe së fundmi edhe Sony.

Kohët e fundit është vënë re se përdoruesit po kalojnë nga iTunes tek shërbimet që ofrojnë muzikë streaming. Kjo besohet se është arsyeja kryesore që Apple po synon të hyjë edhe në këtë sektor tregu. (PCWorld Albanian)

Itunes Radio

Lajmet e fundit>