Lajmet

Apple largon aplikacionin Skype nga App Store në Kinë

Nov 21 2017
0 Shpërndarje
Ndalimi i aplikacioneve solli një mori ankesash nga përdoruesit në Kinë. Apple largon aplikacionin Skype nga App Store në Kinë

Apple tha ditën e Marte se ka hequr disa aplikacione nga App Store në Kinë përfshirë aplikacionin e Microsoft, Skype, pasi qeveria e vendit tha se shkelte ligjet lokale.

“Jemi njoftuar nga Ministria e Sigurisë Publike se disa aplikacione që ofrojnë shërbim Voice over IP nuk i përmbahen ligjeve lokale dhe duhet të hiqen nga App Store në Kinë,” tha një zëdhënës i Apple.

Ndalimi i aplikacioneve solli një mori ankesash nga përdoruesit në Kinë. Skype është aplikacioni më i fundit që hyn në listën e platformave të internetit të ndaluara në Kinë pas Google, Facebook dhe Twitter.

Vitin e kaluar qeveria Kineze nxori ligje të reja të cilat kontrollonin median online dhe opionin publik duke eliminuar zërat anti-Pekin. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>