Harduer

Apple largon dy substanca të rrezikshme kimike nga procesi përfundimtar i përpunimit të iPhone-ëve

Aug 15 2014
0 Shpërndarje
Apple largon dy substanca të rrezikshme kimike nga procesi përfundimtar i përpunimit të iPhone-ëve

tim_cook_zhengzhou_iphone_plantApple lajmëroi gjatë të mërkurës që ka bërë largimin e përdorimit të benzenit dhe n-heksandit, që janë dy përbërës të rrezikshëm kimikë, gjatë fazës përfundimtare të prodhimit të pajisjeve iPhone dhe iPad. Benzeni është një karcinogjen që ka qenë i lidhur me leukemi kur nuk është trajtuar siç duhet dhe n-heksani ka të bëjë me dëmtimin nervor. Kompania me bazë në Cupertino bëri një hetim prej katër muajve në 22 fabrika dhe nuk gjeti ndonjë dëshmi që benzeni ose n-heksani rrezikuan 500 mijë punëtorët në ato fabrika. Katër nga fabrikat e hetuara patën gjurmë të dy substancave në “nivele të pranueshme të sigurisë”, ndërsa 18 të tjera nuk patën fare gjurmë të pranisë të këtyre substancave.

Sidoqoftë, Apple vendosi që t’iu kërkojë furnizuesve të vet që të ndalojnë përdorimin e këtyre dy substancave për grumbullimet përfundimtare për iPhone, iPad, Mac, iPod dhe pajisjeve ndihmëse. Fabrikave do të iu kërkohet edhe të testojnë të gjitha substancat për t’u siguruar që këta përbërës nuk janë të pranishëm, edhe nëse nuk janë të listuar në listën e përbërësve. Dy substancat shpesh gjenden në përdorime më të pastra në makineri dhe elektronikë.

Sidoqoftë, Apple ende do të mundësojë përdorimin e benzenit dhe n-heksanit në fabrikat përgjegjëse për fazat e hershme të prodhimit të pajisjeve të veta, që janë, kryesisht ndryshe nga fazat e grumbullimit përfundimtar. Apple është duke e ulur sasinë maksimale të dy këtyre substancave që mund të përdoren gjatë proceseve të hershme.

Lisa Jackson që është zëvendës presidente e nismave rreth ambientit në Apple, tregoi për Associated Press që kompania dëshironte të ishte “përgjegjëse rreth shqetësimeve” dhe “të tregonte rreth ekspozimeve kimike”. “Ne mendojmë që është shumë e rëndësishme që ne të tregojmë pak veti prej lideri dhe vërtet të shikojmë të ardhmen duke provuar që të përdorim kimi më të gjelbër.” Dy këto substanca nuk përdoren ekskluzivisht nga proceset e prodhimit të Apple, siç janë kritikuar kompanitë e tjera të mëdha të teknologjisë. Të njëjta gjurmë të benzenit mund të gjenden po ashtu në benzinë, cigare, piktura, ngjitës e gjëra të tjera. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>