Harduer

Apple largon një inxhinier nga puna pasi vajza e tij publikoi një video të iPhone X

Oct 30 2017
0 Shpërndarje
Apple largon një inxhinier nga puna pasi vajza e tij publikoi një video të iPhone X

Apple ka larguar nga puna një inxhinier pasi e bija e tij kishte publikuar në Youtube një video të iPhone X ditë përpara debutimit zyrtar.

Brooke Amelia Peterson publikoi një video në kanalin e saj duke treguar një tur së bashku me babain e saj në kampusin e Apple në Kaliforni duke filmuar vetveten me një iPhone X.

Por pak ditë pas publikimit të videos, Peterson e hoqi duke publikuar një tjetër dhe thënë se Apple kishte pushuar nga puna babain e saj.

Në 25 sekonda nga 5 minuta video, Peterson tregon navigimin në iPhone X, teknologjinë kamera dhe përdorimin e Apple Pay.

Apple shquhet për kulturën e saj anti-publikimeve të produkteve apo informacioneve të fshehta dhe shumica e punonjësve kryejnë punën nën masa të rrepta sa i takon filmimeve e jo më të filmojnë një produkt që ende ska dalë në shitje.

“Kur punoni për Apple nuk ka rëndësi nëse jeni i mirë apo jo. Nëse thyeni rregullat ata nuk të tolerojnë,” shprehej Peterson në videon e mësipërme.

Videoja e Peterson është fshirë nga kanali i saj dhe thotë se kjo ishte bërë me kërkesë të Apple edhe pse është e disponueshme në kanale të tjera.

Ajo u publikua pasi filluan porositë e iPhone X të Premten. Apple ka hasur vështirë të mbajë të fshehta detajet e iPhone X këtë vit kohë përpara debutimit më 12 Shtator. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>