Lajmet

Apple largon vrimën që pengonte aplikacionet

Jul 8 2012
0 Shpërndarje
Apple largon vrimën që pengonte aplikacionet

Apple thotë që ka zgjidhur një problem që i’u shkaktoi aplikacioneve të caktuara që menjëherë të kenë ngecje kur përdoruesit i azhurnonin ato. Problemi preku një numër të vogël përdoruesish, deklaroi Apple për MacWorld dhe ishte shkaktuar nga një server që grumbulloi kodin DRM për disa aplikacione që përdoruesit kishin shkarkuar.

Marco Arment, zhvillues i aplikacionit Instapaper, tregoi për problemin gjatë ditës së mërkurë. Ai pranoi ankesa të shumta nga përdorues që thoshnin se aplikacioni i tyre ishte duke pasur ngecje menjëherë pas lëshimit pasi ata kishin shkarkuar azhurnimin e fundit. Ai identifikoi më tepër se 90 aplikacione të prekura nga problemi, duke përfshirë GoodReader, Yahoo! Search dhe versionin pa pagesë të Angry Birds Space HD.

Problemi është zgjidhur tani dhe Apple thotë që nuk pret që problemi të ndodhë sërish. Apple nuk ka ofruar ndonjë sqarim më të hollësishëm rreth këtij problemi. Nëse ju e keni shkarkuar ndonjërin nga aplikacionet e prekura dhe keni pasur ngecje të vazhdueshme gjatë hapjes, fshirja e aplikacionit dhe shkarkimi i një kopjeje të freskët nga App Store duhet ta zgjidhë problemin.

Dy probleme në një javë

Nuk ka qenë një javë e mirë për dyqanin App Store të Apple. Përveç problemit me aplikacionet që kanë pasur ngecje, Kaspersky gjeti një aplikacion keqdashës që kishte arritur të hynte në App Store. Aplikacioni, i quajtur Find and Call, ngarkon tërë listën tuaj të kontakteve në një server të largët dhe pastaj bënë spam tek kontaktet tuaja me porosi në formë të SMS-ve.

“Aplikacioni Find & Call është larguar nga App Store për shkak të përdorimit të tij të paautorizuar të të dhënave nga Libri i Adresës së përdoruesve, një shkelje kjo e direktivave të App Store,” tregoi një përfaqësues i Apple për Macworld. Aplikacioni Find and Call arriti që të hynte edhe në Google Play, por tani është larguar nga të dy dyqanet. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>