Analiza

Apple lë pas Samsung, shet 800,000 telefonë më shumë në tremujorin e fundit të 2016

Feb 1 2017
0 Shpërndarje
Apple ka rifituar pozitën e prodhuesit më të madh në botë ndihmuar jo vetëm nga iPhone 7 dhe 7 Plus por edhe nga Galaxy Note 7. Apple lë pas Samsung, shet 800,000 telefonë më shumë në tremujorin e fundit të 2016 Photo Source: IDG

Prodhuesi i iPhone tha se kishte shitur 78.3 milion telefonë në tre mujorin e katërt të 2016-ës duke zënë 17.8% të tregut krahasuar 17.7% që zotëron Samsung.

Në bazë vjetore Samsung është lideri i pakontestueshëm me 309.4 milion telefonë të shitur ndjekur nga Apple me 215.4 milion.

Ditën e Marte, gjatë publikimit të raportit financiar për tre mujorin e fundit të 2016-ës, Apple tha se kishte shitur iPhone më shumë se kurrë më parë. Të ardhurat e gjeneruara nga shitja e tyre ishte 54 miliard dollar.

Në terësi shitjet e telefonëve u rritën më 9% gjatë kësaj periudhe duke shkuar në 438.7 milion njëse tha Strategy Analytics. Rritja përgjatë 2016-ës ishte 3.3% në 1.5 miliard telefonë.

Ndjekësit e dy gjigandëve Apple dhe Samsung ishin Huawei, Oppo dhe Vivo. Huawei pati një vit të sukesshëm duke zënë 10% të tregu përherë të parë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>