Softuer

Apple lëshon dyqanin Mac App me më shumë se 1,000 aplikacione

Jan 6 2011
0 Shpërndarje
Apple lëshon dyqanin Mac App me më shumë se 1,000 aplikacione

Dyqani i aplikacioneve për Mac është kryesisht një version desktop i përvojës së njëjtë që përdoruesit e iOS e kanë pasur gjatë viteve: një listë të kategorizuar të aplikacioenve që lehtë mund të gjenden, blihen dhe instalohen. Shtypni mbi një aplikacion, shkruani fjalëkalimin tuaj në iTunes (të njëjtin që e përdorni për të blerë me iPhone) dhe ju do të jeni në gjendje që të përdorni aplikacionin e ri për posa të shkarkohet dhe instalohet.

Dyqani ua mundëson përdoruesve shfletimin e aplikacioneve që kanë dalë së fundi, aplikacionet më të pëlqyer nga stafi dhe apliacionet më të mira të radhitura në tabela. Kategoritë e aplikacioneve janë: lojëra, grafikë dhe dizajn, stil jetësor, prodhueshmëri, pajisje dhe të tjera.

Për një mostër të çmimit, ju mund të merrni aplikacionet zyrtare të ndërmarrjes Apple si për shembull iPhoto, iMovie dhe GarageBand për 14$.

Ju mund të kontrolloni dyqanin ose të shkarkoni përditësimin më të ri Mac OS X (v10.6.6) ose duke vizituar apple.com/mac/app-store. Zhvilluesit e interesuar në krijimin e aplikacioneve për dyqanin Mac App mund mund të vizitojnë developer.apple.com/programs/mac për më shumë hollësi./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>