Softuer

Apple lëshon Final Cut Pro X

Apr 13 2011
0 Shpërndarje
Apple lëshon Final Cut Pro X

Final Cut Pro X është një rindërtim i një softueri 12 vjeçar, sipas Peter Steinauer dhe Randy Ubillos nga Apple. Është versionin i parë 64 bit për softuer, i aftë që të përdorë tetë bërthama dhe më shumë se 4GB RAM për një video editim profesional në Mac. Apple lëshoi versionin e ri të Final Cut Pro në një ngjarje në Las Vegas, në shfaqjen tregtare të Shoqatës Kombëtare të Transmetuesve.

Final Cut Pro X vjen me disa veçori të reja, duke përfshirë kapjen më të përparuar të njerëzve, kristalizim automatik i zërit dhe “range-based keywording”, që u ofron video editorëve mundësinë që të japin urdhëra tek pjesë të posaçme të një videoje. Final Cut Pro i ri ka një veçori që ndalon shtyerjet e shkaktuara nga sinkronizimi i gabuar i shiritëve ku vendosen videot dhe audiot. Photography Bay raporton që Final Cut Pro X do të vijë me veçorinë që automatikisht e lidh ngjyrën në mes dy klipeve.

Final Cut Pro X do të jetë i gatshëm për shkarkim në Mac App Store, në qershor me çmim 299 dollarë, shumë më pak se çmimi i Final Cut Studio, i cili ishte 999 dollarë./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>