Lajmet

Apple lëshon iOS 7.0.4 me arnimin për dështimin e thirrjeve me FaceTime

Nov 15 2013
0 Shpërndarje
Apple lëshon iOS 7.0.4 me arnimin për dështimin e thirrjeve me FaceTime

ios 704Apple ka lëshuar një përditësim të ri për iOS 7 duke ofruar arnime të vrimave dhe përmirësime të tjera.

Përditësimi, iOS 7.0.4, në veçanti thuhet që arnon një vrimë që ka ndikuar në dështimin e thirrjeve FaceTime për disa përdorues.

Apple nuk e përshkruan ndryshe se çfarë përfshin përditësimi, por është e mundshme që ndërmarrja është duke u përpjekur që të bëjë edhe përmirësimin e disa ngecjeve që mund të ketë gjetur në iOS 7 pa treguar për ekzistencën e tyre për të mos tërhequr vëmendjen.

Përditësimi tani është në dispozicion për iPhone, iPad dhe iPod touch. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>