Lajmet

Apple lëshon iOS 8.1.1 për të përmirësuar funksionimin në produktet e vjetra

Nov 18 2014
0 Shpërndarje
Apple lëshon iOS 8.1.1 për të përmirësuar funksionimin në produktet e vjetra

iPhone4s_hands_on22_gallery_post.0Apple sapo ka lëshuar iOS 8.1.1 për iPhone, iPad dhe iPod touch. Përveç premtimit të zakonshëm për arnimin e vrimave dhe sjelljen e përditësimeve të sigurisë, Apple thotë që lëshimi i fundit duhet të shpejtojë gjërat në iPad 2 dhe iPhone 4S, që janë dy pajisje tashmë të vjetruara të kompanisë të lëshuara para disa viteve.

Tashmë e kemi parë këtë disa herë: instalimi i versioneve të reja madhore të iOS-it në harduerët e vjetër mund të rezultojë shpesh në degradim të shpejtësisë, duke e bërë përvojën e përdoruesit më të ngadalshme dhe më të keqe se sa që ishte më parë. Kjo ishte e vërtetë me iOS 7 vitin e kaluar dhe tani përsëri Apple është duke punuar për t’i bërë gjërat më mirë për konsumatorët të cilët janë ende duke përdorur produktet e vjetra.

Është bërë edhe një përditësim sa i përket Mac-ut: Apple ka lëshuar OS X 10.10.1, që është përditësimi i vet i parë për Yosemite. Apple thotë që lëshimi duhet të rezultojë në mbështetje më të mirë për Wi-Fi, lidhje të përmirësuara të Microsoft Exchange dhe rregullime për mbështetjen në Mail gjatë dërgimit të mesazheve duke përdorur ofrues “të caktuar” të e-mailave. Dhe nëse përdorni veçorinë Back to MyMac të Apple, OS X 10.10.1 duhet ta bëjë më të mirë punën në Yosemite. Ju mund ta shkarkoni lëshimin më të fundit nga tabi i përditësimeve në MacAppStore të Apple. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>