Lajmet

Apple lëshon Mac OS X 10.8 Mountain Lion

Jul 25 2012
0 Shpërndarje
Apple lëshon Mac OS X 10.8 Mountain Lion

Apple ka lëshuar sistemin e vet operativ Mac OS X 10.8 Mountain Lion. Ndërmarrja       njoftoi që Mountain Lion do të jetë në dispozicion në dyqanin Mac App ditën e mërkurë. Për dallim nga versionet e kaluara të sistemit operativ, përdoruesit nuk do të jenë në gjendje të blejnë softuerin në disk ose USB dhe në vend të kësaj duhet të paguajnë       13.99 funta për ta shkarkuar azhurnimin nga portali i aplikacioneve të Mac për Apple. 

Ky azhurnim është përditësimi i parë madhor i Mac OS X për një vit dhe ka për synim të mbyllë hapësirën mes Mac OS X dhe iOS. Sapo të instalohet, Mac OS X 10.8 Mountain Lion do të dërgojë mbi 200 veçori të reja për kompjuterët e Mac, duke përfshirë përkrahje të përmirësuar iCloud, ndërlidhje me rrjetin Facebook, përkrahje për iMessage dhe diktimin me zë. 

“Ritmi i inovacionit në Mac është i mahnitshëm, OS X Mountain Lion vjen vetëm një vit pas lëshimit të suksesshëm të Lion” tha Philip Schiller, i cili është zëvendës kryetar i Tregut Mbarëbotëror të Apple, në WWDC gjatë muajit të kaluar. 

“Me iCloud të ndërtuar brenda dhe qendrën e re të lajmërimeve, porositë, diktimin, ndërlidhjen në Facebook dhe më tepër, ky është OS X më i mirë deri më tani.” 

Ashtu siç është njoftuar gjatë muajit të kaluar nga Apple, jo të gjithë poseduesit e Mac do të jenë në gjendje të bëjnë këtë azhurnim. Mountain Lion nuk do të jetë i mundshëm që të përdoret me Macbookët që datojnë para vitit 2007, ose një Mac Mini përpara vitit 2009. Mac OS X 10.8 Mounation Lion është në dispozicion për shkarkim tani për 13.99 funta. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>