Lajmet

Apple lëshon mjetin e uebit për të fshirë numrat e telefonit nga iMessage

Nov 10 2014
0 Shpërndarje
Apple lëshon mjetin e uebit për të fshirë numrat e telefonit nga iMessage

iPhone_iMessage.0_standard_800.0Apple në heshtje ka lëshuar një mjet të ri për ta bërë më të lehtë kalimin mes iOS dhe smartfonëve që përdorin sisteme të tjera operative. Kjo iu mundëson që në çast të fshihni numrin tuaj të telefonit nga sistemi iMessage të Apple. Faqja, e vërejtur së pari nga një postues në Reddit, duhet ta zgjidhë problemin e porosive tekstuale që zhdukeshin.

Shumë ish- përdorues të iPhone u raportuan që kishin thënë që ata nuk kishin marrë ndonjë porosi tekstuale nga shokët e tyre. Problemi buronte nga Apple që vazhdonte të dërgonte tekstet përgjatë iMessage edhe pasi përdoruesit kishin bërë kalimin tek pajisjet e tjera. Pasi që iMessage është pronësor për platformat e Apple, përdoruesit të cilët u larguan nga iOS, por që nuk e ndalën iMessage-in më nuk do të ishin në gjendje të shohin porositë e dërguara nga shokët me pajisjet e kompanisë Apple. Shumica e përdoruesve të cilët e kanë pasur këtë problem kanë pasur vetëm një zgjidhje: ata duhej që tërësisht ta fshinin pajisjen e vjetër nga të gjitha llogaritë e tyre në shërbimet e Apple.

Por me ardhjen e këtij mjeti të ri uebit, e tëra që ju duhet ta bëni është ta shkruani numrin e telefonit të cilin doni ta largoni nga sistemi iMessage i Apple. Apple më pas do të ju dërgojë një kod konfirmimi përgjatë SMS-it – shkruajeni atë përgjatë një dritare të shfletuesit tuaj të uebit dhe ju do të jeni të lirë më pas.

Nëse nuk i ndërroni pajisjet shpesh, vegla e re mund të ju duket e panevojshme, por për ata që shpesh duhet ta bartin kartën e tyre SIM në pajisje të ndryshme për punë, kjo duhet ta bëjë më të lehtë tranzicionin. (PCWorld Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>