Vëzhgim

Apple lëshon një iMac të lirë për edukim

Aug 8 2011
0 Shpërndarje
Apple lëshon një iMac të lirë për edukim

Prodhimi i ri nga Apple kushton 999 dollarë dhe vjen me procesorin Intel Core i3 me dy bërthama me nga 3.1GHz dhe disk prej 250GB. Ky prodhim ka kartelën grafike AMD Radeon HD 6750M.

Ky iMac është i dizajnuar vetëm për institucionet edukative, që nënkupton se individët nuk mund ta blejnë këtë iMac me këtë zbritje të çmimit.

Duke përmendur burimin e vet si “Mr. X”, 9to5Mac dje raportoi që Apple do të lëshonte një iMac gjatë të martës, për më pak se 1,000 dollarë. Sipas blogut të përqëndruar me shkrime për Apple, kompjuteri ka 2GB RAM dhe procesor 3.06GHz./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>