Lajmet

Apple lëshon versionin e katërt testues të iOS 7

Jul 30 2013
0 Shpërndarje
Apple lëshon versionin e katërt testues të iOS 7

Apple lëshoi një version tjetër testues beta të iOS 7 për zhvillues, të katërtin deri tani. Softeuri doli për zhvillues gjatë të hënës, ndonëse pritej që të lëshohej gjatë javës së kaluar.

Lëshimi besohej se do të shtyhej për shkak të ndërprerjes së funksionimit të faqes për zhvillues të Apple, që është kthyer online pas një thyerje në siguri më herët gjatë këtij muaji.

Sipas Apple, softueri sjell “arnime të vrimave dhe përmirësime”. Më saktësisht, ndërmarrja ka bërë disa ndryshime në pamje dhe formën e mbylljes së ekranit, kamerës dhe funksionit për thirrje.

Softueri është nën një vëzhgim më të afërm se sa lëshimet e kaluara të iOS. iOS 7 sjell një dizajn të rindërtuar për çdo pjesë të sistemit operativ, duke mbetur në masë të madhe i njëjtë sa i përket kushteve të funksionimit. Spektatorët janë duke pritur më tepër ndryshime përpara se të përfundojë.

Lëshimi publik i softuerit është planifikuar që të bëhet këtë vjeshtë. Si një kornizë e referencës, iOS 6 i vitit të kaluar rrugëtoi përgjatë pesë versioneve testuese beta përpara se të lëshohej për konsumatorët.

Shenjat për lëshim të softuerit u paraqitën në fillim të ditës së hënë, me lidhjet për shkarkim të cilat dërgonin tek një pamje e re në faqen për zhvillues të Apple. Ndars, BGR raportoi gjatë të hënës që Apple është duke planifikuar që ta bëjë lëshimin në më tepër se dy versione testuese beta për zhvillues, përpara se të bëhet lëshimi i versionit përfundimtar. (PCWorld Albanian)

ios 7

Tags >

AppleiOS
Lajmet e fundit>